Kosova vazhdon të ballafaqohet me mungesë të dënimeve të formës së prerë në luftën kundër korrupsionit ndaj profilit të lartë, edhe pse vazhdimisht ajo ka ndryshuar ligjet dhe ka krijuar mekanizma të reja, kështu u tha sot në një konferencë për media të organizuar nga KIPRED dhe Syri i Vizionit me temën “Lufta kundër korrupsionit ndaj profilit të lartë”, shkruan arbresh.info.
Tutje u tha se Kosovës i mungon vullneti politik për të luftuar në mënyrë efektive korrupsionin e profilit të lartë dhe se për këtë Kosova vazhdon jetë një shtet jofunksional.
Ariana Qosja nga KIPRED si sfidë ndaj kësaj dukurie përmendi konfiskimin e pasurisë së paligjshme.
“Situata është jashtëzakonisht problematike sa i përket rasteve te korrupsionit të profilit të lartë. Ndërsa sfidë mbetet dhe konfiskimi i pasurisë së paligjshme”, tha Qosja
Me tej Qosja ka bërë një dallim se si reagojnë prokurorët kur është në pyetje rastet e opozitës dhe si e neglizhojnë punën kur bëhet fjalë për pushtetarët.
“Ka pasur një reagim të shpejtë nga ana e prokurorëve të shtetit dhe gjykatave në drejtim të hetimit dhe ngritjes së aktakuzave kundër rasteve individuale për prishje të rendit dhe qetësisë publike të shkaktuar nga protestat e opozitës. Në anën tjetër drejtësia është shumë më e ngadalshme kur është fjala për t’i dhënë fund mosndëshkimit të rasteve të korrupsionit të profilit të lartë të koalicionit në pushtet”
Nëmënyrë që të përmirësohet lufta kundër korrupsionit e profilit të lartë në veçanti, KIPRED propozon rekomandimet e mëposhtme:
“Autoritetet në vendim-marrje politike duhet të tregojnë vullnet të qartë për të luftuar korrupsionin e profilit të lartë posaçërisht me mos-përzierje direkte në rastet e hetimit dhe për ndjekjes penale. Qasja e hetimeve duhet të jetë e shpejtë edhe në këto raste dhe jo-selektive. Ndarja e resurseve humane dhe buxhetore duhet të jetë jo-selektive dhe të qëndrohet nga interferimet e mundshme.
Autoritetet e drejtësisë duhet të veprojnë në suazat e legjislacionit të tanishëm për luftimin e korrupsionit përfshi këtu edhe korrupsionin e profilit të lartë. Kosova mund të marrë në konsideratë konfiskimin e pasurisë të sojit të njëjtë (in rem) të përfituar me vepër penale, me një barasvlerë të probabilitetit bazuar në standardet e të drejtës civile dhe jo në standardet e të drejtës penale përtej çdo dyshimi të arsyeshëm. Masa të tilla të përkohshme duhet të krijojnë një bazë të mjaftueshme ligjore për të hetuar pasurinë e pashpjegueshme.
Prokurorët special do të duhet të rrisin transparencën dhe llogari dhënien ndaj publikut me rastin e përndjekjes penale të rasteve te korrupsionit të profilit të lartë duke komunikuar rregullisht me publikun. Për më tepër prokurorët special do të duhej të largohen nga‘komfort zona’ e tanishme duke demonstruar iniciativë vetanak edhe konkrete në hetimin dhe ngritjen e aktakuzave për rastet e profilit të lartë”, thuhet në analizën e publikuar nga KIPRED./Arbresh.info
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...
Gimbo bëhet pjesë e BBVA, tregon se çka i tha Gjesti për loj...
Qumështi qëndron i freskët deri në 3 ditë më gjatë nëse ruhe...
Bëjeni këtë deri në fund të janarit dhe në pranverë do të ke...
A mund ta kontrollojë mendja imunitetin? Studiuesit zbulojnë...