Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Zekirja Shabani ka reaguar pas rastit të gazetarit Vehbi Kajtazi, që sipas të cilit është kërcënuar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Por në postimin e tij ka shkruar edhe sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve.
Ricardo Gutierrez, sekretar i EFJ ka shkruar në postimin e Shabanit se janë të gatshëm që të paraqesin këtë rast në Këshillin e Evropës – Platforma për Mbrojtjen e Gazetarisë.
“EJF është e gatshme të paraqesë këtë rast të kërcënimit në Këshillin e Evropës – Platforma për Mbrojtjen e Gazetarisë. Të lutem m’i dërgo faktet për të plotësuar ankesën. Falemnderit!”, ka shkruar Gutierrez, transmeton Koha.net.
Ndërsa kryetari i AGK-së, Zekirja Shabani ka thënë se “Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, paska marre guximin ta thërras ne telefon dhe ta kërcënoi kolegun Vehbi Kajtazi. Kjo definitivisht është e pa pranueshme, kërcenim i rënde për fjalën e lirë dhe demokracinë e vendit”.
Me telefonata kërcënuese, shkruan Shabani, pengesa e sulme fizike ne terren, përballemi shpesh, por, ky është kulmi i presionit mbi gazetaret nga ekzekutivi.
Ai i është drejtuar kryeministrit Mustafa duke i thënë se janë gazetarët ata që e vënë jetën në rrezik për të raportuar të vërtetë dhe se ai është i obliguar që ta bëjë Kosovën vend të sigurt.
“Kryeministër, në Kosove janë gazetarët, ata te cilët e vënë jetën në rrezik për të raportuar të vërtetën, e që shumë herë po iu cenohet liria e shprehjes. Ju që jeni të obliguar ta bëni Kosovën vend të sigurt për të gjithë qytetarët ku garantohet liria e shprehjes dhe respektohen te drejtat e njeriut, sot e dëshmuat të kundërtën”, përfundon reagimi i kryetarit të AGK-së, Zekirja Shabani.
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...
Gimbo bëhet pjesë e BBVA, tregon se çka i tha Gjesti për loj...
Qumështi qëndron i freskët deri në 3 ditë më gjatë nëse ruhe...
Bëjeni këtë deri në fund të janarit dhe në pranverë do të ke...
A mund ta kontrollojë mendja imunitetin? Studiuesit zbulojnë...
KFOR kryen patrullime në disa komuna të Kosovës: Këto aktivi...