Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se Isa Mustafa duhet larguar nga pushteti, dhe të gjithë ata që ndajnë të njëjtin mentalitet me të, në mënyrë që Kosova t’i shpëtojë kërcënimeve. Ai ka thënë se duhet punuar së bashku për një Kosovë ku secili mund të kritikojë secilin, por askush nuk mund të kërcënojë askënd, shkruan arbresh.info
Ky reagim i Ymerit vjen pasi që mediat kanë shkruar për një telefonatë kërcënuese që thuhet se Isa Mustafa i ka bërë gazetarit që raportoi për kërkesën për azil të vëllait të kryeministrit.
Ky është shkrimi i plotë i Ymerit, i lëshuar disa minuta më parë në llogarinë e tij, facebook:
“Sot mora vesh se Isa Mustafa e paska kërcënuar një gazetar. Policia e Isës shumë shpesh ka arrestuar qytetarë edhe për thjesht ndonjë shpërthim të momentit në facebook, që pushteti e ka interpretuar si kërcënim. Por, a do të guxojë policia e Isës ta arrestojë vetë Isën, i cili e paska telefonuar personalisht Vehbi Kajtazin për ta kërcënuar? Kërcënimi prej kryeministrit është shumë serioz, në një vend jodemokratik si Kosova e Isës.
Shpreh keqardhje, dhe mbështetje në emër të Lëvizjes për gazetarin e kërcënuar, cilatdo që janë qëndrimet e tij ndaj nesh.
Duhet të p unojmë së bashku për një Kosovë ku secili mund të kritikojë secilin, madje edhe me kritika të ashpra, por askush s’ka të drejtë të kërcënojë askënd. Por ky transformim duhet të fillojë prej pushtetit. Duhet larguar nga pushteti Isa, e ata që kanë mentalitetin e Isës, që Kosova t’i shpëtojë kërcënimeve”, ka shkruar ai./Arbresh.info
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
Autizmi rritet deri në katër herë më shumë në 15 vite
Kompjuterët e së ardhmes do të punojnë me dritë
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...