Banorët e fshatrave të Karadakut që jetojnë përgjatë zonës kufitare me Maqedoninë, po kërkojnë hapjen e një pike kufitare që lidh Gjilanin me fshatin Likovë të Kumanovës.
Sipas tyre, tash për tash ata detyrohen të bëjnë rrugë me kilometra deri në vendkalimin kufitar të Hanit të Elezit, apo edhe ta kalojnë ilegalisht kufirin.
Ndonëse jetojnë shumë afër njëri-tjetrit, banorët e fshatrave të Karadakut dhe ata të Likovës së Kumanovës, për ta vizituar njeri-tjetrin, u duhet të bëjnë me kilometra rrugë. Kjo për faktin se nuk kanë ende një pikë kufitare që do t’ua lehtësonte qarkullimin në të dy anët.
Vonesat për hapjen e kësaj pike kufitare po u shkaktojnë telashe banorëve të kësaj ane. Sipas tyre, pala kosovare ka ndërtuar rrugën, mirëpo Shkupi zyrtar po e neglizhon marrëveshjen e arritur në vitin 2004 me Prishtinën, raporton televizioni publik.
“Kjo zvarritet në dëm të shqiptarëve si andej e si këndej kufirit dhe kjo për mua dhe jo vetëm për mua është e pakuptueshme dhe është një absurd i këtyre viteve të para të këtij fillim shekulli”, thotë banori, Sabit Rrustemi.
Banorët e kësaj zone thonë se hapja e pikës kufitare me Kumanovën, do t’u mundësonte atyre lehtësira në qarkullim dhe në bashkëpunimin me Likovën.
Deri në hapjen e kësaj pike kufitare, banorët e Karadakut detyrohen të bëjnë rrugë me kilometra përmes Hanit të Elezit, ose në disa raste të detyrohen ta kalojnë ilegalisht
Një tjetër arritje historike/Policia e parë e graduar e Koso...
Policia arreston të dyshuarin për krime lufte në Aeroportin ...
Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Japoninë, jepet alarmi pë...
Policia e Kosovës shpallë konkurs pune për disa pozita
Ferit Idrizi sot zyrtarisht merr detyrën e kryetarit të Vush...
Nesër protesta në Shkup: OVL-UÇK pret 20 mijë pjesëmarrës