Horoskopi juaj kinez vjen nga viti kur keni lindur. Për ta gjetur shenjën tuaj bazohuni në këtë tabelë dhe lexoni çka ju pret në vitin lunar 2016.
Miu: 2008, 1996, 1984, 1972, 1960
Demi: 2009, 1997, 1985, 1973, 1961
Tigri: 2010, 1998, 1986, 1974, 1962
Lepuri: 2011, 1999, 1987, 1975, 1963
Dragoi: 2012, 2000, 1988, 1976, 1964
Gjarpri: 2013, 2001, 1989, 1977, 1965
Kali: 2014, 2002, 1990, 1978, 1966
Dhia: 2015, 2003, 1991, 1979, 1967
Majmuni: 2016, 2004, 1992, 1980, 1968
Gjeli: 2017, 2005, 1993, 1981, 1969
Qeni: 2018, 2006, 1994, 1982, 1970
Derri: 2019, 2007, 1995, 1983, 1971
MIU
Inteligjent, i mençur, sharmant, i shoqërueshëm, ambicioz, i pëlqen fuqia
Minj, 2016 duket se do të sjellë shumë sukses në lidhje. Nëse jeni single, do të keni mundësi për të gjetur të dashur, nëse jeni në lidhje, kjo mund të kalojë në diçka më serioze. Në aspektin e karrierës, gjithçka duket pozitive, mirëpo sigurohuni të mos i lejoni fjalët t’ju pengojnë në rrugën drejt suksesit.
DEMI
Punëtor, besnik, i ndershëm, kreativ, i vendosur, i durueshëm
Ju keni një yll fatlum këtë vit prandaj kërkoni fatin e jetës. Viti i kaluar ka qenë paj i vështirë për ju por mos u shqetësoni-pastroni energjinë negative dhe fokusohuni tek vetja.-transmeton arbresh.info. Ky vit premton gjëra të bukura. Mos e humbni shpresën dhe ëndrrat bëni realitet.
TIGRI
I shoqërueshëm, sharmant, entuziast, ambicioz, me vetëbesim
Për tigrat do të jetë shumë e lehtë ta tërheqin partnerin e tyre. Sidoqoftë, pasi tigri dhe majmuni janë armiq, kujdes nga konfliktet. Mos lejoni që natyra juaj impulsive të ju drejtojë vendimet. Mendoni mirë vendimet tuaja para se të ndërmerrni masa. Vendosmëria do t’ju ndihmojë ti arrini qëllimet tuaja.
LEPURI
Zemërgjerë, i shoqërueshëm, empatik, i sinçertë, kokëfortë
Lepujt beqarë do të kenë mundësi të takojnë shumë njerëz këtë vit. Ata që janë në lidhje do ta forcojnë edhe më shumë atë. Lepujt janë shenja me më së shumti fat këtë vit. Ata do të shijojnë shumë ngjarje, me yjet që janë në anën e tyre.
DRAGOI
I suksesshëm, spiritual, kurajoz, inovativ, i fuqishëm
Dragonjtë nuk kanë shumë fat në dashuri këtë vit. Fati i tyre është i përqëndruar në financa dhe biznes. Mbani kokën lart gjatë sfidave dhe ato do të kalojnë shumë shpejt. Tentoni të zgjedhni rrugën e duhur.
GJARPRI
I zgjuar, simpatik, i organizuar, elegant, mendjemadh
Ata që janë në lidhje të gjatë mund të kenë propozime për martesë, dhe ata që janë beqarë këshillohen të mos jenë shumë selektiv me partnerët e rinj. Gjarpri do të ketë shumë fat këtë vit, mirëpo parashihen probleme me financat.
KALI
I zgjuar, energjik, i fortë, i famshëm, arrogant
Viti 2016 nuk është shumë i mirë për kuajt në dashuri. Lidhjet mund të përfundojnë shpejt apo mund të përballen me shumë sfida. Megjithatë, karriera do të lulëzojë këtë vit, pasi yjet do t’ju drejtojnë në drejtimin e duhur.
DHIA
I sjellshëm, i qetë, intuitiv, senzitiv, pesimist
Ky duket një vit premtues për ju në dashuri nëse nuk e lejoni natyrën tuaj të ndjeshme të dalë në pah shumë. Viti 2016 do t’ju sjellë shumë pasuri dhe fat të madh në shëndet dhe karrierë. Kujdes mos e ngarkoni shumë veten.
MAJMUNI
I mençur, inteligjent, karizmatik, arrogant
Majmunë, ky është viti juaj, por do të jeni aq të preukopuar me karrierë saqë do ta lini pak anash dashurinë. Sigurohuni që të ndani pak kohë për më të dashurit tuaj. Majmuni mund të ketë pasuri të papritur, por duhet të ketë kujdes të mos fiksohet pas parasë dhe fuqisë. Ky vit nuk do të jetë shumë me fat për ju. Çdo vështirësi kaloni me mirësi dhe sinqeritet ndaj të tjerëve dhe s’do të keni probleme.
GJELI
Zemërgjer, fleksibil, punëtor, i pavarur, i ndershëm, bindës
Ky vit duket mjaft pozitiv për romancë. Lidhjet do të bëhen më serioze. Do të keni fat në shumë sfera të jetës, përfshirë dashurinë, edukimin, udhëtimin dhe zhvillimin e vetes. Jeni ëndrrimtar, por këtë vit duhet të jeni më realistë me vizionet që keni.
QENI
I shoqërueshëm, besnik, kurajoz, kritik
Ky është një vit i vështirë për romancë për qentë. Ata do të kenë shumë pasiguri. Keni shumë qëllime në karrierë. Çiftet mund të kenë probleme me komunikim. Mos lejoni që vitin tua kontrollojë frika. Mbani qëndrim pozitiv dhe do ti mposhtni vështirësitë.
DERRI
I lumtur, i ndershëm, optimist, jorealist
Edhe pse derrat do të njohin shumë njerëz këtë vit, jo çdo njohje do të kthehet në lidhje. Lidhjet e gjata mund të hasin në vështirësi, prandaj tentoni të qëndroni të qetë për ti përballuar sfidat. Jepjuni hapësirë të dashurve tuaj./arbresh.info
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...
KEK në gatishmëri maksimale: Të gjitha kapacitetet në shërbi...
Presidentja Osmani me shpresë që rezultati i zgjedhjeve rezu...
U.D. i Ministrit të Drejtësisë, voton dhe fton qytetarët të ...
KQZ konfirmon për gjashtë komuna që kanë mungesë të energjis...