Dy persona kanë humbur jetën dhe 70 të tjerë janë plagosur ndërkohë që disa fshatra të Siberisë mbeten të kërcënuara nga zjarri që ka përfshirë kullotat dhe që po përhapet me shpejtësi si pasojë e erërave të forta, njoftuan autoritetet ruse.
“Rreth 70 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe dy kanë humbur jetën ndërkohë që zjarri vazhdon të përhapet në Khakassie, një republikë ruse në jug të Siberisë”, theksuan autoritetet lokale duke shtuar se kishin dyshime për shkaqet e vdekjes së dy personave.
Ministria për Situatat e Urgjencës theksoi se kishte mobilizuar avionë dhe më shumë se 1 000 persona për të marrë nën kontroll zjarrin, një mision i vështirë për shkak të erërave të forta.
“Më shumë se 100 shtëpi, në 21 fshatra të ndryshme janë përfshirë nga flakët”, shtoi ministria.
BE shpreh keqardhje që Serbia s’ka marra hapa ndaj përgjegjë...
Haxhiu për Rexhep Qosjen: Kontribuoi në mbrojtjen e identite...
Afati kushtetues po afron, Albin Kurti pa përgjigje për Osma...
I dyshuari që gjuajti në darkën e Trump del para gjykatës, ‘...
Kuvendi mban një minutë heshtje për akademikun Rexhep Qosja
Konfirmohet vizita: Trump premton se Mbreti do të jetë “shum...