Policia në Ferizaj është duke hetuar së paku dy pista dyshimi dhe po shpreson në kapjen e shpejtë të autorëve të vandalizmit në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Gjon Serreçi” në Ferizaj.
Në këtë shkollë në fundjavë persona tash për tash të panjohur kanë demoluar inventarin e zyrave të kësaj shkolle dhe kanë dëmtuar regjistrat e nxënësve të klasave të nënta.
Major Basri Shabani, zëvendësdrejtor rajonal i Policisë së Kosovës në Ferizaj ka thënë se të dyshuarit për dëmtimin e shkollës që besohet se janë nxënës të pakënaqur me suksesin e tyre do të kapen shpejt. Ai ka thënë për “Kohën Ditore” se policia e ka kryer gjithë inçizimin e gjendjes dhe po kryen hetimet e nevojshme.
“Hetimet po vazhdojnë intensivisht dhe tashmë kemi dy pista dyshimi dhe së shpejti shpresojmë të kapim kryerësit e veprës”, ka thënë Shabani.
Të shtunën, ndërkaq, ishte dhënë njoftimi për një akt vandal në shkollën “Gjon Serreqi” në Ferizaj. Kurse, drejtori i kësaj shkolle, Milazim Dërguti, kishte deklaruar të njëjtën ditë se akti vandal mund të jetë kryer nga nxënësit të cilët nuk janë të kënaqur me suksesin e tyre dhe kështu kanë dashur t’i fshehin gjurmët. Por, mësohet se cak i këtij vandalizmi nuk kishin qenë vetëm regjistrat pasi që njëherësh ishte shkatërruar edhe një pjesë e inventarit të zyrave përfshirë edhe kompjuterët, laptopët, printerat etj.
“Fakti se janë dëmtuar vetëm regjistrat e klasave të IX-ta na bën të dyshojmë se kjo është bërë për shkak të suksesit, pasi që këto klasa së shpejti edhe përfundojnë vitin. Por thyerja e inventarit, laptopëve, printerëve dhe vjedhja e disa prej tyre e tejkalon këtë qëllim”, ka thënë drejtori Dërguti.
Defekt me energji elektrike në Trepçë, disa minatorë mbeten ...
Rusia po përdor listat e kërkimit të Interpolit për të godit...
Rinumërohen rreth 70% e votave
Të shtëna me armë në Berlin, pesë persona të plagosur, dy pr...
Moti sot në Shqipëri me reshje shiu
Ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitare me Serbi...