Vendet që nuk do të kenë rrymë nesër

17:49 | 3 Mars 2016
M. A.
KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa rajone të Kosovës.
 Ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në Gjakovë, Prishtinë, Ferizaj, Gjilan dhe Prizren, raporton lajmi.net.

Siç njofton KEDS, ndërprerjet do të bëhen me qëllim të përmirësimit të rrjetit të furnizimit.

Lexoni të plotë komunikatën e KEDS-it:

Ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër distrikte

Gjakova

1.

Më 04.03.2016 në NS 35/10kV Gjakova 1 do të shkyçet:

  • Dalja 10kV Mulliri (kodi: 80080030) nga ora 11:00 deri në orën 12:00.

Gjatë kësaj kohe do të mbesin pa energji elektrike këto lokalitete: Mulliri, Feralli, Colgate.

Arsyeja: shqyrtimi i mbrojtjes rele në daljen 10KV Mulliri.

Më 04.03.2016 në NS 35/10kV Gjakova 1 do të shkyçet:

  • Dalja 10kV Medicina e punës (kodi: 800800031) nga ora 10:00 deri në orën 11:00 .

Gjatë kësaj kohe do të mbesin pa energji elektrike këto lokalitete: Restoranti Kompresori, ETC, pompa e benzines.

Arsyeja: shqyrtimi i mbrojtjes rele në daljen 10KV Medicina e punës.

2.

Me datë  04.03.2016  në  TS 3510 kV Gjakova 1 do të ketë shkyçet :

  • LP 10 kV Ponosheci prej orës  09:30 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Jahoci, Meja, Rracaj, Pacaj, Rrypaj, Dallashaj, Sheremeti, Duzhne, Korenica, Shishmani, Neci, Ramoci, Guska, deva, Popoci, Ponosheci dhe Morina.

Arsyeja: punime në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike ( ndërrimi i shtyllave, izolatorëve, konzollave  dhe i përçuesit ).

Ferizaj

1.

Më 04.03.2016  në TS 35/10 kV Kaqanik planifikojmë të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Voskopoja nga ora 07:45 deri në orën 09:45.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Voskopoja, Trimori, Nikaj, Vishaj, Provoli dhe Bicaj.

Shkyçja bëhet për shkak të realizimit të punimeve të planifikuara  në tensionin e mesëm dhe të lartë.

2.

Më 04.03.2016 në NS 35/10 kV Magure do të shkyçet:

Dalja 10 kV Drenica (kodi: 96220771)   prej orës  09:30 – 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Magura, Fushtica e Nalte, Fushtica e Ulët, Kizharek, Nekoc, Rasinovc, Bainc, Shale, Krojmir, Bainc, Krojmir dhe Rreze ( Leleqtiq).

Arsyeja: Punimi në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike ( ndërrimi i shtyllave, izolatorëve, konzollave dhe i përçuesit ).

Gjilan

1.

Më 04.03.2016  në TS 35/10 kV Kllokot  do të shkyçet:

  • LP 10 kV Kllokot-Skifteraj (kodi: 96220547) nga ora  09:30 deri në orën 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kllokoti, Remniku, Radivojci, Budrika e Poshtme dhe Skifteraj.

Arsyeja: punime në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike ( ndërrimi i shtyllave, izolatorëve, konzollave dhe i përçuesit ).

Prishtinë

1.

Më 04.03.2016 në  NS 35/10 kV Parku i Biznesit do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Llapushniku (kodi: 16023003) prej orës 09:30 -16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Llapushniku, Orllati, Negrovci, Vuqak, Gjurgjice,Terpeza, Berisha, Novosella, Divjaka dhe Kleqka.

Arsyeja: punime në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike ( ndërrimi i shtyllave, izolatorëve , konzollave dhe i përçuesit ).

Prizren

1.

Më 04.03.2016 në NS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të shkyçet :

  • Dalja 10 kV Rahoveci (kodi: 30000015) prej orës 09:30 deri  në orën 16:00

Gjate kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim do të mbesin: Vendbanimet Atmaxhe, Landovice, Krajk, Tupec,  Oferta, Renelual Tahiri,  Delikates, Sëiss pelet- Agro coop, Albing,  Dili kommerc.

Arsyeja:punime në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike ( ndërrimi i shtyllave, izolatorëve , konzollave dhe i përçuesit ).

Shpërndaje në rrjete sociale