Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin botëror për trafikun e narkotikëve.
Kosova nuk është vend-burim për drogat e paligjshme, por mbetet vend transit për kontrabandim në tregjet evropiane, ka thënë Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin vjetor për kontrollin e narkotikëve (INCSR).
“Ligjet ndalojnë korrupsionin e lidhur me narkotikët, por vazhdojnë akuzat se narkotikët kalojnë përtej kufijve të Kosovës, disa herë me pranimin e heshtur të zyrtarëve”, thuhet në raport.
Raporti shton se nuk ka raporte vlerësuese në përdorimin e drogës në Kosovë, por në bazë të informative në dispozicion, shumica e përdoruesve janë meshkuj, ndërsa marihuana është droga më e përdorur.
Në raport thuhet se në nëntë muajt e parë të vitit 2015, në Kosovë janë konfiskuar 146 kilogramë marihuanë dhe 37 gramë kokainë, shifër që shënon rënie të ndjeshme të sasisë së narkotikëve të konfiskuar në vitin 2014 (672 kilogramë marihuanë dhe 21 kilogramë kokainë).
“Faktorët që ndikojnë negativisht në përpjekjet e Kosovës për të luftuar trafikimin e narkotikëve përfshijnë mungesën e integrimit të plotë të katër komunave veriore, ekonomia të dobët, mosnjohja nga disa shtete në rajon, si dhe një sistem jo krejt efikas i menaxhimit të kufirit”, thuhet në raport.
Raporti thotë gjithashtu se për shkak se Kosova ende nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, ajo është pjesë e pak konventave ndërkombëtare dhe protokolleve apo marrëveshjeve dypalëshe në luftimin e narkotikëve.
“Kosova bashkëpunon dhe shkëmben informacione me partnerët ndërkombëtarë përmes takimeve joformale bilaterale dhe takimeve multilaterale. Kosova bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara në çështjet kundër narkotikëve dhe merr ndihmë teknike dhe trajnime nga programet e ndihmës SHBA-së”, thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...