Qeveria e SHBA-së u ka ndaluar hyrjen në SHBA të disa gjykatësve të korruptuar duke u refuzuar apo anuluar vizat.
Ky është vetëm fillimi kemi shumë më tepër punë për të bërë për të luftuar korrupsionin, ka thënë ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu.
Lajmi bombastik është konfirmuar nga vetë Lu gjatë një komunikimi me publikun në rrjetet sociale.
Pyetje: “Përshëndetje Z.Ambasador. Faleminderit që na dhatë mundësinë që të kemi shansin të komunikojmë me ju dhe kisha një pyetje në lidhje me politikën sot shqiptare. Kur ju dhe Amerika e di shumë mirë që politikanët tanë janë të korruptuar, pse nuk ndërhyni drejtpërdrejt te ta?”
Donald Lu: Pyetje shumë e mirë. Absolutisht korrupsioni është prioritet kryesor i qeverisë së SHBA në Shqipëri. Ne jemi duke marrë masat tona por edhe me shoqërinë civile e udhëheqësit shqiptarë. Vitin e kaluar ne pamë se si partitë politike hoqën disa kandidatë kryesorë kriminelë nga zgjedhjet, politikanë të tjerë të korruptuar apo me të shkuar kriminale janë arrestuar apo kanë dhënë dorëheqjen. Gjithashtu mbështesim zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizimin. Së fundmi qeveria e SHBA i ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara disa gjykatësve të korruptuar duke i refuzuar apo anuluar vizën. Ky është vetëm fillimi. Kemi shumë më tepër punë për të bërë për të luftuar korrupsionin
Muajin e kaluar, Ambasadori Donald Lu prezantoi programin tonë më të fundit, Serinë e Ambasadës Amerikane të Video Pyetjeve & Përgjigjeve në YouTube.
Sot, Ambasadori i përgjigjet pyetjes së parë, të dërguar nga Glorjan Jahjaj.
FBI dhe autoritetet kanadeze asistojnë Policinë e Kosovës në...
“Na bëni të qeshim më shumë se Barcelona” – Atletico i...
Trump: SHBA duhet të përgjigjet pas rrëzimit të helikopterit...
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzoh...
Feronikeli ’74 ndan rrugët me trajnerin Granit Begolli
NASA emëron astronautët e ardhshëm për programin Artemis në ...