Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) degë e Transparency International për Kosovë, ka publikuar sot raportin nga metodologjia e matjes së transparencës në fushën e prokurimit publik për të gjitha Institucionet lokale dhe qëndrore të vendit.
Indeksi bazohet në katër shtylla kryesore dhe në 17 indikator të ndryshëm. Komuna e Gjakovës në këtë raport është vlerësuar si Komuna më transparente në shtyllën e prokurimit publik, duke treguar kështu një pro aktivitet në publikimin e të dhënave të prokurimit publik.
Në takimin e publikimit të raportit të transparencës ishin prezentë përfaqësues të Komunave, shoqërisë civile dhe institucioneve tjera.
Komuna e Gjakovës vazhdon të vlerësohet si Komuna më transparente edhe nga organizata tjera të shoqërisë civile që monitorojnë transparencën në institucione.
Si u zbulua përmes “SKY ECC” rrjeti kriminal me bazë në Koso...
Aksident trafiku te rrethi i Çagllavicës, shkaktohen kolona
E kërkonte drejtësia shqiptare prej 9 vitesh, kapet në Itali...
Shfaqet rast i ri i etheve afrikane të derrave në Kroaci
Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen...
Helikopteri ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së H...