Një i moshuar nga Ferizaj është gjetur i vdekur në ballkonin e shtëpisë së tij.
Viktima i moshës 75 vjeçare me vendbanim në rrugën “Xhevë LLadrovci”, dyshohet se është vetëvrarë në orët e mëngjesit të së shtunës.
Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Ferizajt duke thënë se dyshohet për një rast të vetëvrasjes.v Zv/drejtori rajonal i policisë, majori Basri Shabani ka thënë se viktima është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Rezultatet e autopsisë dhe hetimet do t’i tregojnë rrethanat e vrasjes, por dyshohet për një vetvrasje ngase në afërsi të viktimës është gjetur edhe një revole”, ka thënë Shabani.
Mësohet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar një ekip i emergjencës së Ferizajt, i cili në vendin e ngjarjes e ka gjetur viktimën pa shenja të jetës./Arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes