Fisnik Ismaili kritikon deputetët e LDK-së

12:01 | 27 Shkurt 2016
M. A.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka shkruar rreth zgjedhjes së djeshme të Thaçit në krye të Presidencës.

Ai ka bërë edhe disa lutje për votuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Postimi i plotë i Ismailit në Facebook:

“Ju, votues të dashtun të LDK-së, të dëshpëruem thellësisht në deputetët që e banë kuorumin dje, të cilëve ua keni dhanë besën me ju përfaqësue në Kuvend, mos u mërzitni për ta.

Po kujtoni që mërziten ata për juve, a? Hiç. E për shtetin e institucionet, edhe ma hiç, sepse me paret që i kanë marrë ata deputetë, ua kanë sigurue vetes jetët, e fëmijëve e nipave. More edhe stërnipave. Se kujtuet që po e bajnë për juve, a?

Veç një send po ju lus, e po ju lus me shpirt. Mos e harroni ditën e djeshme. Mos e harroni, se kjo viran jete ish e gjatë. Fort e gjatë” (sic), ka shkruar Ismaili.

Shpërndaje në rrjete sociale