Drejtuesit e tri partive opozitare (Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”) kanë mbajtur të premten në mbrëmje një konferencë për media, pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president të Kosovës, se nuk do të ndalen së protestuari.
Ata kanë deklaruar se zgjedhja e Thaçit president tregon “regjimin autoritar”.
“Ky kontrabandim i sotëm që pamë në Kuvend vetëm e shton domosdo luftën ndaj regjimit që po shkon drejt regjimit autoritar. Kundërshtimi dhe protestat nuk do të ndalen. Për çfarëdo proteste do të tregojmë me datë, por nuk do të ndalemi”, ka thënë lideri i LVV-së, Visar Ymeri, i cili më pas ka shtuar se Thaçi u bë president vetëm me përkrahjen e Serbisë. “Sot Kosova e ka në maje të shtetit një njeri, i cili nuk do të ishte aty pa përkrahjen e Serbisë”, tha ai.
Ndërkohë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në Kosovë ka më shumë të mërzitur sesa të gëzuar pas zgjidhjes së Thaçit president. “Sot ka më shumë të mërzitur se të gëzuar. Hashim Thaçi nuk përfaqëson as frymën e partive në pushtet, ai përfaqëson kapjen e shtetit. Format klienteliste dhe të tilla të kapjes së shtetit kanë dështuar gjithmonë”, ka shtuar Ramush Haradinaj. Haradinaj ka numëruar edhe një numër të dështimeve të Thaçit pas zgjedhjes së tij…
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...