Muhamet Kelmendi: Ramiz, bëje publik regjistrimin origjinal të Adem Jasharit

15:57 | 26 Shkurt 2016
M. A.

Anëtari i AAK-së Muhamet Kelmendi ka thënë se Ramiz Ladrovci e ka regjistrimin origjinal të Adem Jasharit. Kelmendi përmes një postimi në facebook i’u është drejtuar Ladrovcit duke i thënë “Ramiz! Nxirri diskutimet? Mos i fsheh me? Me to zbardhet e vërteta! Këtë ia kemi për obligim popullit tonë”, shkruan Kelmendi.

Postimi i plotë:

Ramiz Ladrovci e ka regjistrimin e Adem Jasharit!

Eshte fakt se Fehmi Ladrovci i ka patur regjisttimet e Adem Jasharit. Regjisttimin e tille e kam ndegjuar une vete ne cilesine e udheheqesit politik te UCK ne vitin 1997.

Ato i ka tash Ramiz Ladrovci.

Po ne regjstrim Adem Jashsri theksonte se eshte piketisht grupi i Azem Syles dhe Xhavit Halitit, ku bente pjese edhe Hashim Thaqit dhe Kadri Veselit qe e kane injoruar dhe lene anash Adem Jasharin.

Madje del se ata ishin edhe kunder asaj qe Adem Jashari te i takonte radheve udheheqese te UCK-se.

Ramiz!

Nxirri dislutimin origjinale te Adem Jasharit.

Isha une me Fehmi Ladrovci kur kemi ndegjuar diskutimin e heroit legjendar Adem Jasharit.

Ai diskutim ishte per udheheqesin politik te UCK-se.

Manevrimi ne emer te Adem Jasharit, nese nuk i nxjerre didkutimet origjinale te heroit, eshte jo i drejte.

Ramiz!

Nxirri diskutimet?

Mos i meshef me?

Me to zbardhet e verteta!

Kete ia kemi per obligim popullit tone.(sic)

Shpërndaje në rrjete sociale