Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti u takua sot me deputetin nga parlamenti i Bosnjës dhe Hercegovinës, Semsudin Mehmedoviq.
Nënkryetari Haliti në një prononcim për media pas takimit tha se Mehmedoviq është zyrtari i parë nga Bosnja që ka vizituar Kuvedin e Kosovës. Haliti tha se me Mehmedoviq kanë diskutuar në lidhje më mundësinë e heqjes së vizave mes dy vendeve për t’iu mundësuar të gjithë atyre që duan të komunikojnë të kenë komunikim më të lehtë dhe të forcohen raportet mes dy vendeve.
Gjithashtu Haliti foli edhe për situatën politike në vend, duke thënë se shpreson që protestat të përfundojnë me dinjitet./Arbresh.Info
BE propozon sanksione të reja mbi naftën ruse, ‘flotën...
Investimi 4 miliardë dollarë, bekim për Shqipërinë, Rama: In...
Nunez mund ta ketë një rikthim sensacional tek Liverpooli
Araujo flet për dëmtimin para Kupës së Botës: Nuk e di nëse ...
Rama jep një lajm të mirë për banorët e Barilevës
Arrest shtëpiak ndaj një të dyshuari për asgjësim të materia...