Ka filluar seancë gjyqësore kundër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, sekretarit i kësaj partie Dardan Molliqaj, dhe disa aktivistë tjerë të cilët po akuzohen për dëmtimin e veturave të EULEX-it në vitin 2009.
I pranishëm nuk është Xhelal Sfeqla dhe Sali Zyba, por gjithashtu edhe shumica e dëshmitarëve nuk kanë ardhur në gjykatë.
Gjyqtar është Vesel ismaji, e prokuror Fatmir Behrami. Në këtë seancë pritet që të vendoset për vazhdim të paraburgimit apo mbrojtje në liri.
Të arrestuar përveç Konjufcës dhe Molliqajt janë edhe zyrtari për informim në Vetëvendosje Frashër Krasniqi, Fatmir Kurtaj, Skënder Merturi, Pajtim Demaj, Kushtrim Zeqiri, Kujtim Kosumi dhe Kasim Uka.
Këta, bashkë edhe me 16 aktivistë e ish-aktivistë të tjerë, akuzohen për dy vepra penale: pjesëmarrje në grup për kryerje të veprës penale, si dhe dëmtim të pasurisë së paluajtshme, e cila ka të bëjë me dëmtimin e disa veturave të EULEX-it në vitin 2009.
BE propozon sanksione të reja mbi naftën ruse, ‘flotën...
Investimi 4 miliardë dollarë, bekim për Shqipërinë, Rama: In...
Nunez mund ta ketë një rikthim sensacional tek Liverpooli
Araujo flet për dëmtimin para Kupës së Botës: Nuk e di nëse ...
Rama jep një lajm të mirë për banorët e Barilevës
Arrest shtëpiak ndaj një të dyshuari për asgjësim të materia...