Prej se ministër i Kulturës është emëruar Kujtim Shala, në institucionin më të lartë kulturor në vend janë angazhuar mbi 40 punonjës me marrëveshje për shërbime të veçanta.
Me këso lloj marrëveshjeje, që njihen si kontratë mbi vepër, në Ministrinë e Kulturës ka gjetur punë edhe baxhanaku i ministrit Shala, Valon Ibraj. Javën e kaluar Ibraj ka hyrë në marrëdhënie pune me MKRS-në nëpërmjet një kontrate që do të zgjasë tre muaj. Ibraj, i cili punon në teatrin “Oda” dhe është aktiv edhe në Forumin Kulturor, është sistemuar në MKRS si zyrtar i lartë për informim, shkruan sot Koha Ditore.
Me koeficient 8, do të ketë pagë mujore bruto prej 465 eurosh e 44 centë. Pavarësisht se llogaritet si shërbyes civil, do të punojë pranë kabinetit të ministrit, Kujtim Shala.
Ibraj në këtë pozitë ka zëvendësuar ish-zyrtarin për informim, Ndue Ukaj. Ky i fundit është emëruar shef i kabinetit të ministrit Shala (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
BE propozon sanksione të reja mbi naftën ruse, ‘flotën...
Investimi 4 miliardë dollarë, bekim për Shqipërinë, Rama: In...
Nunez mund ta ketë një rikthim sensacional tek Liverpooli
Araujo flet për dëmtimin para Kupës së Botës: Nuk e di nëse ...
Rama jep një lajm të mirë për banorët e Barilevës
Arrest shtëpiak ndaj një të dyshuari për asgjësim të materia...