Ish-presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli ka thënë se në komunën e Prizrenit shumë investitorë kanë braktisur Kosovës për shkak të politikave diferencuese të qeverisë aktuale.
“Prizreni është duke vuajtur nga mungesa e kujdesit institucional. Trotuare të shkatërruara, ndërtime e mbindërtime jashtë çdo norme, papastërti, mbeturina dhe shumë gjëra të tjera negative. Këto janë vetëm disa detaje që nomenklatura e sotme, as që i vëren”, shkruan Pacolli në profilin e tij të Facebook-ut./Arbresh.Info
Shkrimi i tij i plotë:
Çka po ndodh me Prizrenin dhe rrethinën e tij?
Me keqardhje pashë se në atë anë, anën e Prizrenit shumë investitor e kishin braktisur Kosovën, ashtu siç pata alarmuar më herët, për shkak të politikave diferencuese të kësaj qeverie.
Në fakt, fabrika Rematex në Dragash kishte mbyllur dyert dhe jasht kishin mbetur mbi 170 puntorë.
Në Prizren, fabrika e biskotave dhe kandidave me rreth 70 puntorë, poashtu kishte mbyllur dyert.
Papunësia në këtë anë është në rritje të vazhdueshme ashtu siq është në rritje edhe varferija.
Prizreni është duke vuajtur nga mungesa e kujdesit institucional. Trotuare të shkaterruara, ndërtime e mbindertime jashtë çdo norme, papasterti, mbeturina dhe shumë gjëra të tjera negative. Këto janë vetëm disa detaje që nomenklatura e sotme, as që i vëren.
Ndër të tjera, në vitin 2012 në Restelicë ndodhi tragjedija nga ortekët.
Presidentja e vendit pati premtuar edhe 10.000 euro ndihmë për Amserën jetime. Sot me informuan se asnjeherë Amserës nuk ia kanë kryer premtimin.
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...