Vazhdimi i seancës plenare për nesër në Kuvendin e Kosovës, paralajmëron një agjendë të ngjeshur votimesh dhe shqyrtime të projektligjeve të paralajmëruara nga seanca e parë e këtij sezoni, transmeton KosovaPress.
Kuvendi ka njoftuar deputetët me rendin e ditës për seancën e së mërkurës, e cila nis nga ora 14:00.
E Mërkure, 24.02.2016 14:00
RENDI I DITËS
5. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për projektin e rehabilitimit të rrugës hekurudhore 10,
6. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2014 për projektin e Huas,
7. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë Kosovë-Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në QKUK,
8. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës s ë Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për zhvillim për realizimin e Projektit për përmirësimin e sistemit të arsimit,
9. Votimi i Propozim-Amendamentit nr. 25 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i ri-proceduar nga Qeveria e Republikës së Kosovës,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës,
17. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për standardizimin,
18. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Policinë,
19. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspekcionin Bujqësor.
Edoni dhe Kenani përballë njëri-tjetrit, Juventus iu dëshiro...
“Gjithë kombi po brohoret për ju”, Ambasadorja Ziv mbështet ...
Ish-krerët e UÇK-së pritet ta përcjellin Kosovën nga Haga
Ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik
Shtohen masat e sigurisë për ndeshjen Kosovë-Turqi, bllokohe...
“Jemi me ju”, Osmani i jep forcë Dardanëve për ndeshjen e ma...