Drejtori ekzekutiv i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Gjelosh Vataj pritet që të shkarkohet së shpejti. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda KUR “Prishtina”. Sipas këtyre burimeve, shkarkimi i drejtorit Vataj do të vij për shkak se dy ambasada në Kosovë, ajo e Zvicrës dhe e Gjermanisë kanë kërkuar nga kryeministri i vendit, Isa Mustafa një gjë të tillë.
Këto dy ambasada para disa muajsh kishin kërkuar që Vataj të shkarkohet së bashku me Bordin e KUR “Prishtina”, për faktin që konsideroheshin politik.
Ndonëse për disa muaj qeveria nuk e mori parasysh një kërkesë të tillë, duket se tashmë Isa Mustafa është dorëzuar në këtë drejtim.
Sipas burimeve të Gazetës Blic, pritet që Bordi ta shkarkoj Vatajn, dhe në vend të tij, ta emëroj Salih Gjonbalaj, si ushtrues detyre.
“Megjithatë, edhe Gjonbalaj, i cili është sekretar në këtë kompani, është i të njëjtës linjë me Vatajn, pra nuk do të ketë asnjë ndryshim në këtë kompani”, ka thënë ky burim, duke shtuar se Vataj ka gjasa që të sistemohet në ndonjë pozitë tjetër në këtë kompani publike.
Gjelosh Vataj ishte shkarkuar më 17 gusht të vitit të kaluar nga pozita e kryeshefit për shkak të gjetjeve të shumta të keqpërdorimeve nga ana e Auditorit Gjeneral, për t’u rikthyer në muajin nëntor të vitit të kaluar nga ana e Bordit të ri të kësaj ndërmarrjeje.
Sidoqoftë, në letrën që dy ambasadorët Angelika Viets dhe Krystyna Marty Lang ia kishin dërguar Isa Mustafës e Blerand Stavilecit, drejtori së bashku me bordin shiheshin si shumë politikë dhe mosveprimi i Qeverisë mund të ndikojë negativisht, jo vetëm për investime në Ujësjellësin e Prishtinës, por në tërë Kosovën.
“Si donatorët më të mëdhenj në sektorin e ujit kërkojmë shkarkimin e Bordit të ri të KUR ‘Prishtina’ dhe rivendosjen e kryeshefit të mëparshëm ekzekutiv, ose një tjetër zgjidhje të përkohshme, derisa të krijohen kushtet për një proces të duhur dhe transparent për përzgjedhjen e kryeshefi të ri, në mënyrë që të jemi në gjendje për të shqyrtuar bashkëpunimin tonë në të ardhmen me KUR ‘Prishtina’ dhe më gjerë”, thuhej ndër të tjera në letrën e dy ambasadave të shteteve kampione të investimit për përmirësimin e ujit të pijshëm në Kosovë, nga përfundimi i luftës e këndej.
Raportimet për mungesë vendesh në burgje pas aksionit në Pri...
Pranohet në prova intervista e Kilajt e dhënë për prokurorët...
Vengu: Në 2026 nis prodhimi i municioneve e dronëve `Made in...
Rama: Aktiviteti i Gjykatës Speciale në “Xhevdet Doda” u mba...
Sorensen pas takimit në Bruksel: Një hap për sqarimin e fati...
Presidenti i Këshillit Evropian: Vendimi i Trump për të mos ...