Lidhur me temën ‘ Lufta kundër korrupsionit politik në Kosovë: Sfidat aktuale në funksion të reformave të ardhshme’,Hasan Preteni, drejtor i AKP-së tha se Kosova i ka të gjitha mekanizmat që kanë për mision luftën kundër korrupsionit por na mungon llogaridhënia dhe transparenca.
“Është e vërtetë e pakontestueshme se luftës kundër korrupsionit në Kosovë po i mungojnë shifrat. Ne vlerësohemi me notën 3.3 nga transparenca internacionale për këtë gjendje ndërsa më e larta është nota 10”, tha Preteni, përcjell Arbresh.info.
Ai ka thënë se AKP-ja dorëzon raporte në Kuvend por që këto raporte nuk shkojnë asnjëherë në seancën parlamentare dhe të dalin në sy të popullit.
“Duhet të raportojmë në Kuvend dhe aty të folët për të gjithë mekanizmat që kanë për qëllim luftën kundër korrupsionit.”
Ai tha se o mungojnë vendimet që dëshmojnë se korrupsioni po luftohet, po mungojnë aktakuzat, gjykimet./Arbresh.info
Tarifat e reja të rrymës shtyhen për 1 maj
Lladrovci: Ashtu siç besova në çlirimin e Kosovës, ashtu bes...
Samiti IV i Diasporës Shqiptare mbahet në Tiranë, Rama fton ...
Ndeshja Kosovë-Turqi, Peci: Kombëtarja do të arrijë rezultat...
Një hap larg Botërorit: FFK kërkon mbështetjen e çdo zemre s...
Kompania kosovare me 20 mijë euro shpërblim për lojtarin që ...