Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovës, Bilall Sherifi ka reaguar ndaj analizës së politologut, Bardhyl Mahmuti, “Propaganda kundër Hashim Thaçit i ka rrënjët në Beograd”, për të cilën ka thënë se është shumë e saktë.
Në një postim në Facebook, Sherifi ka shkruar se duhet analizuar shkaqet pse është shfuqizuar kjo propagandë dhe jo vendin nga vjen ajo.
Lexoni postimin e plotë të Sherifit në Facebook:
Lexova me vëmendje këtë shkrim të bashkëveprimtarit Bardhyl Mahmuti. Nuk kam asnjë dyshim se analiza e tij është e saktë.
Por kam një pyetje publike për bashkëveprimtarin dhe autorin e kësaj analize.
I nderuar Bardhyl, a e ke fjalën për të njëjtin BEOGRAD me të cilin Hashim Thaçi që nga fillimi i procesit të dialogut të ashtuquajtur teknik në vitin 2011 dhe deri te nënshkrimi i marrëveshjes për Zajednicën në gusht 2015 ka bërë koncesione të vazhdueshme në dëm të interesave të Kosovës dhe në dobi të interesave të Serbisë?
Bardhyl, ishte pyetje retorike sepse PO, të gjithë e dimë, bëhet fjalë për të njëjtin BEOGRAD.
Kështu shkojnë këto punë i nderuar Bardhyl, ti si politolog e din shumë mirë, se sa më shumë lëshon pe në kurriz të interesave të vendit aq më shumë e trimëron armikun.
Pra, i nderuar Bardhyl, duhet analizuar shkaqet pse është fuqizuar kjo propagandë dhe jo vendin prej nga ajo vjen. Sepse, që ajo vjen nga BEOGRADI besoj që tanimë të gjithë e dimë.
Nga kjo del se kontribut për aktualizimin dhe fuqizimin e kësaj propagande ka dhënë pikërisht dialogu i tillë të cilin e ka udhëhequr personalisht Hashim Thaçi.
Paralajmërimet e Trump, Tusk: Tërheqja e SHBA nga NATO, ëndr...
Nga një bisedë te një simbol i Kosovës: mesazhi emocionues i...
Begaj pas paralajmërimit për kërcënime: Institucionet e sigu...
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...
Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorë...