Pas 17 vjetëve që forcat e KFOR-it po qëndrojnë në Kosovë, dhe të cilat qysh nga pas lufta kanë ruajtur zona të caktuar dhe manastiret serbe, qytetarët serbë ende nuk i besojnë kësaj force.
Idar Sharkoviq nga Klina, në vitin 1999 kishte mendim jo të mirë për KFOR-in, sepse, sipas tij, forcat e NATO-s nuk kishin ndërmarrë asgjë kur “shqiptarët kishin vrarë serbët dhe kishin djegur shtëpitë e tyre”, shkruan gazeta serbe Politika, përcjellë Klan Kosova.
Sharkoviq, që u kthye në Kosovë në vitin 2009, dhe tani është kryetar i autoritetit të përkohshëm në Komunën e Klinës, ka ende rezerva për KFOR-in, por ai megjithatë e pranon se misioni ushtarak është i rëndësishëm për mbijetesën e serbëve në Kosovë, pasi që kjo forcë ruan jo vetëm shtëpi private, por edhe kishat e manastiret.
Por Sharkoviq prapëseprapë nuk ka besim të plotë në KFOR-in.
“Besoni mua, mos ndodhtë kurrë që të fillojë ndonjë konflikt me shqiptarët, sepse në këtë rast ata (KFOR-i) do të jenë thjesht vëzhgues”, thotë Sharkoviq për Politika, raporton Klan Kosova.
Edhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Dreçun, pajtohet me vlerësimin se “KFOR-i nuk kishe bërë asgjë dhe kishte lejuar spastrimin etnik”.
Madje në shkrim përmendet edhe një thënje e gjeneralit të atëhershëm Michael Jackson
“Ne nuk jemi këtu për të mbrojtur ju, por për të lejuar që të largoheni në mënyrë të sigurt”, kishte thënë Jackson, shkruan Politika.
Tarifat e reja të rrymës shtyhen për 1 maj
Lladrovci: Ashtu siç besova në çlirimin e Kosovës, ashtu bes...
Samiti IV i Diasporës Shqiptare mbahet në Tiranë, Rama fton ...
Ndeshja Kosovë-Turqi, Peci: Kombëtarja do të arrijë rezultat...
Një hap larg Botërorit: FFK kërkon mbështetjen e çdo zemre s...
Kompania kosovare me 20 mijë euro shpërblim për lojtarin që ...