Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, Enver Hoxhaj në një prononcim për KosovaPress ka theksuar se inicimi i peticioneve kundër miqve amerikanë, përbën një sulm ndaj vet Pavarësisë së Kosovës.
“Derisa një iniciativë e tille është nga një person shumë i dyshimtë, çdo kush duhet te distancohet nga një gjë e tillë, meqë asnjë marrëdhënie ndërshtetërore nuk është me e shenjtë për Kosovën sesa lidhja e veçantë me Amerikën”, ka thënë Hoxhaj.
Ish ministri i Jashtëm, ka thënë se çdo iniciativë apo diskurse anti-perëndimor është kundër vet të ardhmes euroatlantike të Kosovës.
“Lindja e Kosovës si shtet është rezultat i ngritjes së Amerikës si superfuqi globale dhe ekzistenca e jonë shtetërore është rezultat i mbështetjes amerikane”, ka thënë Hoxhaj.
Duke komentuar peticionin kundër ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, Hoxhaj ka theksuar se me SHBA-të janë model frymëzimi si demokracia më e zhvilluar në botë dhe si qendra kryesore e botës perëndimorë, pjese e se cilës është Kosova.
Amerika, sipas Hoxhajt, është e rëndësishme për Kosovën edhe për arsye gjeopolitike meqë shtetit i ri ende nuk është afetarë as i OKB-së dhe as institucioneve euroatlantike
Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...
Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100