Njësit e Doganës e Kosovës gjatë fundjavës kanë realizuar edhe një operacion në rajonin e Pejës, duke konfiskuar një sasi të duhanit të kontrabanduar.
Sipas Doganës, Njësit e Doganë kanë realizuar kontroll pa paralajmërim tek një subjekt i cili merret me tregtinë me duhan, ku pas kontrollit të subjektit janë gjetur cigare të ndryshme pa banderola të Republikës së Kosovës.
Me ketë rast pala ka shkaktuar kundërvajtje doganore,si dhe rasti është përcjell tutje për hetime.
“Sasia e cigareve të cilat janë kapur dhe konfiskuar është si në vijim Marlboro e kuqe -2,800 copë, Ashima, 6,000 copë, Pall mall e kaltër, 2,400 copë, Marlboro e bardhë, 2,400 copë, Marlboro e kuq, 2,800 copë, Benton, 3,600 copë, Ëinston i kuq, 1,800 copë, Ëinston i bardhë, 4,200 copë, FM, 4,000 copë”, thuhet në një komunikatë të Doganës së Kosovës.
Dogana ka ftuar qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095, nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë./
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...