Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, masat e ngrohta të ajrit të cilat vijnë nga ana jugperëndimore e vendit do të kushtëzojnë një mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Në këto kushte dy ditët e para të javës do të karakterizohen me mot me diell dhe temperatura maksimale nga 16-20 gradë Celsius, kurse minimalet do të lëvizin nga 2-6 gradë Celsius.
Të mërkurën do të ketë masa ajrore nga veriu dhe do të jenë tranzit mbi vendin tonë duke e prishur këtë gjendje termike të motit dhe duke sjellur reshje shiu.
Reshjet do të jenë prezente ditën e mërkurë në pjesët dërmuese të vendit.
“Nga dita e enjte pritet të ketë rënie të vlerave të maksimaleve për 5-8 gradë Celsius, kurse minimalet nuk parashihen të shënojnë vlera negative. Shtypja atmosferike do të mbetet ndjeshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriu, por dominuese do të mbetet drejtimi jugperëndimor, shpejtësia e së cilës do të arrijë nga 1-7m/s”.
Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...
Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100