Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, takoi Komisionarin e BE-së për fqinjësi dhe zgjerim, Johannes Hahn dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.
| Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në takim me komisionarin e BE-së për fqinjësi dhe zgjerim, Johannes Hahn, prezantoi gjendjen e përgjithshme në Kosovë, duke u ndalur me theks të veçantë tek MSA-ja, dhe liberalizimi i vizave.
Kryetari i Kuvendit potencoi hapat që janë ndërmarrë në drejtim të vënies në zbatim të MSA-së, duke u zotuar që të formojë shpejt grupin e deputetëve për MSA-në, me ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme ligjore. Gjithashtu, kryetari Veseli foli për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave në kuadër të kompetencave të Kuvendit. Komisioneri Hahn foli për MSA-në, ritheksoi dinamikën e përmbushjes së agjendës së liberalizimit të vizave, dialogun me Serbinë dhe shtoi se integrimi evropian i Kosovës duhet të jetë objektiv nacional i pozitës dhe opozitës. Ai bëri të ditur se do ta vizitojë shpejt Kosovën për të parë dinamikën e përmbushjes së detyrimeve që ka marrë Kosova. Gjatë vizitës në Bruksel, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi një takim kurtuazie edhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini. |
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez
Këta janë kandidatët për deputetë që s’i votoi askush
Konferenca Ipeshkvore reagon për protestat kundër projektit ...
DnV: Zgjedhjet e 7 qershorit u zhvilluan në përputhje me sta...
OSBE përgëzon Kosovën për 7 qershorin: Partitë ta zgjedhin p...
Kryeministri kroat uron Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve: ...