Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook ka thënë se nesër, në tetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës do të protestohet ku do të kërkoheq dorëheqja e Qeverisë, që ai thotë se është shkelëse e Kushtetutës së Kosovës.
Deda shkruan se duke protestuar dërgohet mesazhi se qytetarët e Kosovës nuk pajtohen me varëvërinë e mjerimin, papunësinë e korrupsionin, si dhe dështimet në planin e jashtëm të Kosovës.
Postimi i plotë i Dedës:
Miq të nderuar, gati 17 vite jetojmë të lirë, prej të cilave 8 vite të pavarur. Nesër do të jetë protesta më e madhe paqësore në Kosovën e lirë ku do të kërkohet dorëheqja e Qeverisë shkelëse e Kushtetutës, zaptuese e institucioneve publike, e papërgjegjshme ndaj qytetarit dhe shtetit, Qeverisë autokratike që arreston pjesëtarë të opozitës.
Me prezencën tonë tregojmë që nuk pajtohemi me varfëri e mjerim, papunësi e korrupsion, e dështime të njëpasnjëshme ndërkombëtare të shtetit tonë. Nesër shprehim vullnetin e dëshirën tonë për Kosovë të prosperuar, me rini të arsimuar, pa klientelizëm, me sundim të ligjit, barazi e mirëqenie sho qërore dhe dinjitet për pensionistë, Republikën e Kosovës shtet të integruar ndërkombëtarisht. Shihemi nesër në shesh!
KQZ fillon procesin e numërimit të votave nga diaspora
Presidenti i Shqipërisë kalon nëpër Kosovë, policia paralajm...
Policia ndalon katër persona për kalim të paligjshëm të kufi...
Zgjedhjet në Kosovë, Hoxha: Urime për pjekurinë demokratike,...
Policia e Kosovës konfiskon marihuanë dhe një kamerë në Priz...
Gjendet pa shenja jete një 86 vjeçar në Gjakovë