“Një pjesë e shpjegimit emblematizohet me figurën e Thaçit, ai prej fillimit e ka vendosur interesin e tij personal. Këtë e kemi parë që nga viti 2010 kur Kosova gjendet në krizë për një proces të panatyrshëm negociator, të pavolitshëm për Kosovën”, ka thënë Surroi.
“Ky raport dhe kjo luftë është parë edhe pas zgjedhjeve të vitit 2010, kur ndodhi vjedhja industriale e votave. BE-ja e ka heshtur këtë vjedhje me qëllim që të krijohet një qeveri për dialogun me Serbinë. Për të krijuar një proces negociator që do ta fuste Kosovën në një proces negativ. Nuk kishte parime në kornizat e negociatave. Nuk dihej kohëzgjatja dhe barazohej edhe e drejta e njohur e Kosovës dhe mohimi i asaj të drejte nga ana e Serbisë”, ka thënë ai.
“Unë mendoj se ai ka dashur dhe ka pasur nevojë që të tregojë se është bashkëpunues në momentet kur është zënë duke vjedh me të madhe në kutitë e votimit dhe në momentet kur ai është akuzuar për krime”, ka shtuar ai.
KQZ fillon procesin e numërimit të votave nga diaspora
Presidenti i Shqipërisë kalon nëpër Kosovë, policia paralajm...
Policia ndalon katër persona për kalim të paligjshëm të kufi...
Zgjedhjet në Kosovë, Hoxha: Urime për pjekurinë demokratike,...
Policia e Kosovës konfiskon marihuanë dhe një kamerë në Priz...
Gjendet pa shenja jete një 86 vjeçar në Gjakovë