Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli është shprehur i trishtuar me gjendjen në Universitetin e Prishtinës. Kjo pasi që sot gjatë ditës ka dhënë dorëheqje rektori i UP Ramadan Zejnullahu. Pacolli ka thënë se bashkë më të u shua edhe shpresa e ndryshimit thelbësor të mësimit universitar në Kosovë.
Postimi i plotë:
Ju me diploma të falsifikuara!
Sot jam shumë i trishtuar. Në 46-vjetorin e Universitetit të Prishtinës, Universitet që e bëri të mundur shtetësinë e Kosovës në vitet shtatëdhjetë, rektori Zejnullahu dha dorëheqjen e pakthyeshme.
Bashkë me të, u shua dhe shpresa e ndryshimit thelbësor të mësimit universitar në Kosovë. Ky është një ogur i keq për llojin e shtetit dhe shoqërisë që ne po jetojmë, ditën e 8-vjetorit të pavarësisë sonë.
Unë dëshpërohem nga shkalla e lartë e rrejshmërisë që ekziston në shoqërinë dhe politikën tonë. Ne po gënjejmë veten të gjithë me «titujt akademikë».
Po kemi mjekë të rrejshëm, inxhinierë të rrejshëm, juristë dhe administratorë të rrejshëm, mësues të fëmijëve tanë, që gjithashtu janë të rrejshëm. Nuk duhet të jenë pak, por me mijëra.
Unë sot, në tetëvjetorin e pavarësisë sonë dua t’ju pyes juve kolegë politikanë (e dini ju vetë kush jeni dhe unë ju njoh) me tituj të rrejshëm: a nuk jeni duke bërë një shtet të rrejshëm gjithashtu?
Shikohuni në pasqyrë, shikoni titujt tuaj akademikë, të prodhuar në këto fabrika të rrenës! A vërtet besoni se mund të qeverisni të padijshëm?
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...