Pas arrestimeve të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar EULEX, duke thënë se nuk janë të përfshirë në këto arrestimet. Në njoftimin e dërguar për media, Eulex ka shkruar se arrestimet janë bërë nga Policia e Kosovës, me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
“Pas raportimeve në media për arrestimet e fundit të aktivistëve të Vetëvendosjes , EULEX- i thekson se nuk ishte i përfshirë në këtë. Këto arrestime janë bërë nga Policia e Kosovës sipas urdhrit të gjykatësit vendor të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Çdo pyetje lidhur me arrestimet duhet drejtuar Gjykatës Themelore të Prishtinës”, thuhet në e-mailin e dërguar.
Policia e Kosovës dje dhe sot ka arrestuar disa aktivistë të LVV, mes tyre edhe deputetin Glauk Konjufca. Për këtë Vetëvendosje kishte thënë se fshehtazi, Policia e Mustafës dhe Thaçit, e urdhëruar nga EULEX-i, hyri në shtëpitë e shumë aktivistëve për t’i arrestuar ata.
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë qendra
Bajrami: Mosdalja në votime protestë qytetare – është koha t...
Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj zyrtarit policor dhe ...
KQZ fillon procesin e numërimit të votave nga diaspora
Presidenti i Shqipërisë kalon nëpër Kosovë, policia paralajm...
Policia ndalon katër persona për kalim të paligjshëm të kufi...