Në prag të derbit lokal, në Premier Ligë ndërmjet Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt, sulmuesi i kësaj të fundit Sergio Aguero ka folur për sulmuesin e djajve të kuq Radamel Falcao për të cilin ka thënë se ende është një sulmues i rrezikshëm.
Falcao u transferua në formë huazimi tek Unitedi nga skuadra e Monacos por që deri më tani nuk ka arritur që të shfaqë formën e tij më të mirë.
Aguero ka thënë: “Unitedi ka disa sulmue shumë të talentuar. Dhe njëri i cili në karrierën e tij ka qenë më i rrezikshmi është Falcao.”
“Ai nuk është duke kaluar një kohë të lehtë këtë sezon, por me të vërtet e adhuroj angazhimin e tij dhe klasike tij të cilat janë të përhershme. Ai është njëri nga sulmuesit me talentin më të madh natyral për momentin”
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin