Shqipëria i ka kthyer përgjigje negative ftesës së presidentit rus, Vladimir Putin, për të marrë pjesë në paradën ushtarake të Rusisë, për të festuar 70-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
“Në ceremoni të tilla ftohen krerët e shteteve. Gjithsesi, qeveria shqiptare e ka dënuar ndërhyrjen ruse në territorin ukrainas dhe i është bashkuar komunitetit euro-atlantik në qëndrimet e mbajtura. Ne jemi në të njëjtën linjë me partnerët tanë strategjikë”, thonë burime zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.
Ftesa për “superparadën” e 9 majit është refuzuar nga liderët e BE-së, Angela Merkel dhe David Cameron, për shkak të krizës së Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë. Kancelarja gjermane i ka thënë “jo” kësaj ftese që në datën 11 mars, shkruan shekulli. Ndërkohë BE kërkon të dalë me një konkluzion të qartë, por negociatat vijojnë ende.
Presidenti serb, Tomislav Nikoliç dhe komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura e kanë pranuar ftesën e ministrit të Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoigu dhe kanë rënë dakord që ushtarët serbë të marrin pjesë në paradën ushtarake të 9 majit, raportojnë mediet serbe.
Mediet serbe shkruajnë se disa nga liderët më në zë të BE kanë vendosur të bojkotojnë Putin, për shkak të krizës në Ukrainë, por çështja shtrohet sesi do ta shohë BE pjesëmarrjen e Serbisë në paradën ushtarake./Arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...