Këto këpucë janë vetëm një palë nga qindra të tjera të cilat sot u lanë para Qeverisë së Maqedonisë nga qytetarët, në nder të të afërmve të tyre që ikën jashtë vendit. Disa nga qytetarët që ishin në protestën paqësore thonë se u dhemb shpirti, për të afërmit dhe miqtë e tyre që kanë shkuar jashtë vendit.
Ata thonë se është vështirë fëmija, nipërit e mbesat, ose miqtë me të cilët kanë bashkëjetuar ti shikosh vetëm nëpërmjet kompjuterit. Kjo grua thotë se nuk ndjehet e indinjuar për shkak se djali i saj me familjen iku nga Maqedonia, përkundrazi ajo mendon se më të dashurit e saj kanë shpëtuar veten.
“Ndoshta ka dhimbje, por është e përzier me lumturi. Ata nuk jetojnë këtu. Nuk shkuan sepse nuk i donim. Ata punonin, që të dy, kishin shtëpi, pak e vogël, nuk kishin mundësi ta shprehin kreativitetin e tyre. Nuk mundën të ndihmojnë të lëvizë shteti përpara. ”
“Miq, fqinjë, familjar, shkuan në SHBA me fëmijët e gjithë familja. E boshatisën shtëpinë në dy kate. Vërtetë më vjen keq që mbetëm pa to. ”
“Kjo situatë nuk durohet. Kjo nuk i ngjan as shtetit. Disa njerëz që drejtojnë vendin mendojnë vetëm për veten e tyre, vetëm për familjet e tyre dhe bizneset, dhe asgj ë nuk u intereson.
Sipas nismës qytetare “Meritojmë më mirë”, numri i personave që largohen nga vendi është alarmues.
“Në fillim të viteve të 90- ta, në Shkup kishte 600 mijë banorë. Imagjinoni, kjo është e njëjtë sikur Shkupi të ishte fshirë nga harta e planetit. Maqedonia u bë si një kafene e keqe, ku çdo ditë dikush ngrihet dhe bërtet, unë do të shkoj”, tha Nikola Pisarev – Iniciativa Civile “Ne meritojmë më mirë”.
Gjendja e keqe ekonomike, papunësia, varësia financiare nga prindërit janë arsyet më të zakonshme pse disa nga qytetarët kërkojnë jetë më të mirë në Evropë apo në vendet tej oqeanike, thuhet në hulumtimin e Bankës Botërore. Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Turqia, Italia dhe Zvicra janë vendet ku shumica e qytetarëve shkojnë për të fituar.
Arbër Hoxha asiston në golin e dytë të Dinamo Zagrebit.
Ivanka Trump viziton Edi Ramën në Kryeministri
Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja
Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, flasin ...
“Jo para për kriminelët”, Trump bllokon fondet federale për ...
Bashkimi i fortë për Pejën, e eliminon nga Kupa e Kosovës