Mbetjet e personit të fundit të raportuar të zhdukur nga shembja e një ndërtese në Tajvan janë gjetur një javë pas tërmetit shkatërrues.
Gjetja në qytetin Tainan u ka dhënë fund përpjekjeve të shpëtimit, ka thënë kryetari William Lai.
Numri i të vdekurve nga tërmeti me fuqi prej 6.4 shkallësh të Richterit, tani është 116.
Të premten, presidenti dhe presidenti i zgjedhur i Tajvanit kanë ndjekur një shërbim përkujtimor, të organizuar nga të afërmit e të vrarëve dhe të zhdukurve.
Të gjithë, përveç dy personave të vrarë kanë qenë brenda një ndërtese 17-katëshe, e cila është shembur tërësisht.
Sipërmarrësi i kompleksit Weiguan Jinlong, Lin Ming-hui, dhe dy arkitektë janë arrestuar nën dyshimet për neglizhencë. /Arbreshinfo
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin