Partia Përparimtare e Serbisë (SNS) e kryeministrit Aleksandar Vuçiq është duke u bërë gati, që në kuadër të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, të zhvillojë aktivitete edhe në Kosovë.
Dy zyrtarë të lartë të kësaj partie, po qëndrojnë në rajonin e Anamoravës, për të bërë gati shtabet zgjedhore, njofton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Anëtari i Këshillit Ekzekutiv dhe njeriu kryesor i SNS-së për Kosovë, Zoran Milojeviq dhe zëvendësshefi i shtabit zgjedhor “për Kosovë e Metohi”, Miljan Rangjelkoviq kanë prezantuar planin e aktiviteteve me rastin e fushatës që po vjen në “komunat” e Novobërdës, Vitisë, Gjilanit dhe Kamenicës.
Me këtë rast, u tha se “SNS dhe kryetari i saj, Aleksandar Vuçiq gëzojnë respekt dhe besim të madh në Anamoravë”.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin