Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s

23:46 | 16 Maj 2026
Q L

Chelsea pritet ta zyrtarizojë shumë shpejt Xabi Alonso si trajnerin e ri të skuadrës, raporton gazetari i njohur i “The Athletic”, David Ornstein.

Klubi londinez ishte në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Liam Rosenior, aventura e të cilit në Stamford Bridge zgjati vetëm 107 ditë dhe u konsiderua zhgënjyese nga drejtuesit e klubit dhe tifozët.

Pas një periudhe reflektimi të paralajmëruar nga pronarët e Chelseat, Alonso ishte objektivi kryesor i klubit gjatë gjithë procesit të kërkimit për trajnerin e ri.

Sipas raportimeve, tekniku spanjoll ka arritur marrëveshje për një kontratë katërvjeçare me klubin nga Premier League, ndërsa zyrtarizimi pritet të ndodhë në orët në vijim.

44-vjeçari kishte udhëtuar në Londër në fillim të kësaj jave për të finalizuar detajet e marrëveshjes me drejtuesit e Chelseat.

Alonso së fundmi drejtoi Real Madrid, ndërsa më herët ka lënë gjurmë edhe si lojtar te Liverpool dhe kombëtarja e Spanjës.

Shpërndaje në rrjete sociale