Musliu: Njësia speciale u nis drejt Skenderajt me urdhër të rremë, iu ishte thënë se po shkonin në veri

13:57 | 16 Maj 2026
E.K

Ish-deputetja e PDK, Ganimete Musliu, ka deklaruar se urdhri për nisjen e njësisë speciale drejt Skenderajt mbrëmjen e së enjtes ka qenë i rremë.

Sipas Musliut, njësia speciale fillimisht ishte njoftuar se do të dërgohej në veri të vendit, por gjatë rrugës është ndryshuar destinacioni dhe është dërguar në Skenderaj.

Ajo ka thënë se kjo situatë përbën, siç e ka quajtur ajo, “manovër” që duhet të hetohet nga prokuroria, duke shtuar se pjesëtarët e njësisë kanë qenë nën presion gjatë këtij procesi.

Postimi i plotë;

Në bazë të informatave që kam, njësiti NJSO në Skenderaj përfundoi pas një urdhëri të rremë.

Atyre u ishte thënë se po niseshin për një aksion në Veri. Në rrugë e sipër ata e kuptuan që destinacioni i tyre ishte Skenderaj. Dhe kjo manovër është pikërisht ajo me çfarë do duhej të merrej prokuroria e shtetit.

E gjithë struktura komanduese e policisë në Mitrovicë dhe ajo e njësisë speciale në fjalë, iu nënshtruan një presioni të tmerrshem, nga marioneta e Albin Kurtit, Xhelal Sveçla. Kurse Mehani i cili në Drenicë do mbahet mend si i pari pas Millosheviçit që kontribuoj në shtetrrethimin e Skenderajt, ishte vetëm një figurë e vockël në gjithë këtë teatër. Qëllimi i tyre nuk u realizua.

Respekt për gratë dhe burrat e uniformuar që treguan rezistencë, qetësi dhe profesionalizëm.

Drenica është gjithmonë vigjilente dhe në mbrojtje të shtetit dhe kombit nga armiqë të jashtëm, por edhe të brendshëm./Arbresh.info