Një person është plagosur mbrëmë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit për rastin ndodhen ende në arrati, ndërsa rasti është iniciuar dhe po hetohet në konsultim me prokurorin kompetent.
Policia e ka cilësuar ngjarjen si “vrasje e rëndë në tentativë”.
“Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
I plagosuri është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas mjekëve, ai është në gjendje kome dhe po trajtohet në Mjekimin Intensiv.
“Rr. Ali Sokoli, Prishtinë 14.05.2026 – 21:31. Raportohet se nga persona të panjohur, të maskuar në një lokal është shtënë me armë zjarri në drejtim viktimës mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime në kokë dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Të dyshuarit janë në arrati. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...
Sulm në një postë në Pakistan, vriten 8 persona dhe plagosen...
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mb...
Nura: Lushtaku nuk është ftuar për intervistim, në momentin ...
Nis takimi mes Kurtit dhe Marta Kos në Prishtinë