QKUK: 25-vjeçari në gjendje kome pasi u plagos mbrëmë në Prishtinë

09:40 | 15 Maj 2026
E.K

Një person është plagosur mbrëmë në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë, pas të shtënave me armë zjarri.

Sipas Policisë së Kosovës, informata për të shtëna është pranuar rreth orës 21:40, ndërsa njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 21:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Ali Sokoli’ në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, mashkull, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e rastit”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

I plagosuri është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku është futur në repartin e Mjekimit Intensiv.

Shefi i Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka, ka bërë të ditur se pacientit i është kryer intervenim kirurgjik dhe se gjendja e tij mbetet e rëndë.

“Po është kryer një intervenik kirurgjik. Pacienti po vazhdon të marrë trajtimin mjekësor në njësinë e mjekimit intensiv. Gjendja e përgjithshme e pacientit është e rëndë. Ai vazhdon të qëndrojë i fjetur me barna, i kyçur për aparatura mjekësore dhe i varur nga aparaturat”, ka thënë ai./Arbfresh.info

https://www.arbresh.info/lajmet/1ky-eshte-personi-qe-u-plagos-rende-sonte-ne-prishtine/

https://www.arbresh.info/lajmet/plagoset-me-arme-zjarri-nje-person-ne-prishtine-policia-jep-detaje/