Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Deçan, ku është gjetur e pajetë 55-vjeçarja që ishte raportuar e zhdukur.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Lidhur me rastin kanë reaguar edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se ekipet e kërkim-shpëtimit ujor të Gardës Kombëtare janë angazhuar pas kërkesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Kosovës dhe me urdhër të Komandantit të FSK-së.
Sipas njoftimit, ekipet e FSK-së kanë zhvilluar kërkime intensive në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet lokale të Komunës së Deçanit dhe Policinë e Kosovës.
“Pas kërkimeve intensive ekipet e Kërkim Shpëtimit ujorë të FSK-së, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë me inicialet SH.P”, thuhet në njoftim.
Trupi i pajetë është gjetur në lumin Lumbardh, ndërsa pas evakuimit është dorëzuar tek Mjekësia Ligjore dhe Policia e Kosovës për procedurat e mëtejme.
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor jep detajet për gjetjen e ...
Arrestohet drejtori i kompanisë “Onima”, Erkand Shabani
PS dhe PD bëhen bashkë, votohet projektrezoluta për integrim...
Miratohet rialokimi i mjeteve për rikonstruktimin e Xhamisë ...
SHBA-ja drejt furnizimit të Kosovës me armatim me vlerë prej...
Projektligji për t’ia vënë emrin e Eliot Engel ndërtesës së ...