Radio Televizioni i Kosovës është borxhliu më i madh i Komisionit të Pavarur të Medieve, njofton Klan Kosova.
Operatori publik nuk e ka paguar taksën mbi licencën për vitin 2015 dhe kështu i është grumbulluar një borxh prej 15 mijë e 120 eurosh.
Të tjerë borxhlinj që prinë në listë pas RTK-së janë programet e tjerë të këtij operatori, siç është RTK 2.
Por, gjithsejtë janë 40 operatorë që nuk e kanë kryer obligimin mbi këtë taksë.
Kryetari i KPM-së, Adnan Merovci, ka thënë se nëse operatorët nuk e paguajnë borxhin e grumbulluar deri me datën një mars, atëherë do të bëhet revokimi i licencave për këta operatorë.
Përveç kësaj, Merovci është ankuar se nuk kanë pasur përkrahje nga Qeveria e Kosovës për digjitalizimin e medieve në Kosovë.
Ai ka thënë se Qeveria nuk ka ndarë asnjë cent për këtë projekt, megjithatë Merovci pohoi se shpreson shumë që brenda këtij viti do të bëhet digjitalizimi i mediave në vend.
Limaj kundër vijave të kuqe sa i përket koalicioneve: Unë i ...
Totaj në garë për Prizren: Gjithsesi do të kandidoj, me gjas...
Bllokada politike në Kosovë, Reeker: Është vërtet turp, popu...
Qëndroi tre javë në spital, ndërron jetë i aksidentuari nga ...
“Blindohet” Rinasi, Kombëtarja e Serbisë mbërrin nën masa të...
Falja e Namazit të Kurban Bajramit në Bulevardin “Dëshmorët ...