Mbreti Charles III ka bërë thirrje për “vendosmëri të palëkundur” në mbrojtje të Ukrainës, duke theksuar rëndësinë e aleancës ushtarake të NATO-s.
Monarku u kujtoi të pranishmëve se hera e vetme kur është aktivizuar mbrojtja kolektive e NATO-s ka qenë pas sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.
“Sot, zoti Kryetar, e njëjta vendosmëri e palëkundur nevojitet për mbrojtjen e Ukrainës dhe popullit të saj më se të guximshëm. Ajo nevojitet për të siguruar një paqe vërtet të drejtë dhe të qëndrueshme,” u tha Mbreti Charles III ligjvënësve dhe të pranishmëve të tjerë në sallë.
Ky kujtim u duk si një mbrojtje e tërthortë e aleancës transatlantike ushtarake, ndaj së cilës Trump ka shprehur pakënaqësi dhe ka kërcënuar vazhdimisht me tërheqjen e SHBA-së.
“Nuk i ndërmarrim këto përpjekje të jashtëzakonshme së bashku për shkak të ndjenjave,” tha ai. “E bëjmë këtë sepse ato ndërtojnë një qëndrueshmëri të përbashkët më të madhe për të ardhmen, duke i bërë qytetarët tanë më të sigurt për brezat që vijnë.” / AP
Barcelona pritet t’i jap “vulën” historike: Cancelo drejt re...
Pretendime për dorëheqje në LDK, reagojnë zyrtarët e kësaj p...
Si qëndrojnë vendet e Ballkanit sa i përket lirisë së medias...
Paraqiten para gjykatës Pacolli, Zyba e Millaku për gazin lo...
Festë në familjen Ejlli, pamje përrallore nga ditëlindja e v...
Sulm masiv në Odesa, 18 të plagosur, dëme të mëdha materiale