Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka ndërprerë sërish seancën për zgjedhjen e Presidentit, shkruan Reporteri.net.
Seanca do të vazhdojë në orën 23:00.
“I kemi edhe disa orë para se të bëhet ora 24:00. E vlerësoj të rëndësishme ta vazhdojmë edhe një seancë”, tha Haxhiu.
Haxhiu ftoi deputetët e opozitës të marrin pjesë, teksa shtoi se po përpiqet maksimalisht që të zgjidhet Presidenti.
“Jam e detyruar që edhe këtë seancë ta ndërpresë këtu dhe t’u bëj thirrje që edhe në orën 23:00 të vijmë sërish në seancë. Kërkoj ndjesë për këtë, por po përpiqem maksimalisht që të gjejmë hapësirë edhe brenda këtyre orëve që vendit t’i japim president”, tha Haxhiu.
Seanca për zgjedhjen e Presidentit ka nisur mbrëmë, ku u bë edhe një votim jokushtetues, me veç 64 deputetë në sallë.
63 vota ishin për kandidaten Feride Rushiti, ndërsa Hatixhe Hoxha nuk mori asnjë votë.
Edhe sipas Kushtetutës, edhe sipas Aktgjykimit të Kushtetueses, nevojiten 80 deputetë në sallë që të fillojë raundi i parë i votimit.
Votimi për president bëhet me votim të fshehtë.
Në rundin e parë dhe të dytë kërkohen dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ndërkaq në rundin e tretë kërkohen 61 vota për president.
Sonte në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit. Në rast se nuk zgjedhet Presidenti, vendi shkon në zgjedhje.
Barcelona pritet t’i jap “vulën” historike: Cancelo drejt re...
Pretendime për dorëheqje në LDK, reagojnë zyrtarët e kësaj p...
Si qëndrojnë vendet e Ballkanit sa i përket lirisë së medias...
Paraqiten para gjykatës Pacolli, Zyba e Millaku për gazin lo...
Festë në familjen Ejlli, pamje përrallore nga ditëlindja e v...
Sulm masiv në Odesa, 18 të plagosur, dëme të mëdha materiale