Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnje e Hercegovinë ka njoftuar se është arritur një marrëveshje në mes të SHBA’së, Kroacisë dhe Bosnje e Hercegovinës për të ndërtuar tubacionin e gazit të quajtur “Southern Interconection”.
Ky projekt ka të bëjë me gazin e lëngshëm amerikan, që sipas ambasadës amerikane forcon pavarësinë energjetike dhe i jep fund varësisë nga gazi rus.
“Një epokë e re për sigurinë energjetike në Ballkanin Perëndimor ka filluar. Shtetet e Bashkuara, Kroacia dhe Bosnja dhe Hercegovina nënshkruan një deklaratë qëllimi për të mbështetur tubacionin e gazit Southern Interconnection – një projekt transformues që i jep BeH qasje të drejtpërdrejtë në LNG të besueshëm. Ky partneritet forcon pavarësinë energjetike dhe i jep fund varësisë nga gazi rus”, ka shkruar Ambasada.
Marrëveshje për gazin LNG ka arritur sot edhe Shqipëria.
A new era for energy security in the Western Balkans has begun. The United States, Croatia, and Bosnia and Herzegovina signed a statement of intent to support the Southern Interconnection gas pipeline—a transformative project that gives BiH direct access to reliable LNG. This… pic.twitter.com/bolFKUyrjJ
— US Embassy Sarajevo (@USEmbassySJJ) April 28, 2026
Barcelona pritet t’i jap “vulën” historike: Cancelo drejt re...
Pretendime për dorëheqje në LDK, reagojnë zyrtarët e kësaj p...
Si qëndrojnë vendet e Ballkanit sa i përket lirisë së medias...
Paraqiten para gjykatës Pacolli, Zyba e Millaku për gazin lo...
Festë në familjen Ejlli, pamje përrallore nga ditëlindja e v...
Sulm masiv në Odesa, 18 të plagosur, dëme të mëdha materiale