Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se është duke hetuar një rast me të shtëna me armë në fshatin Mramor të Prishtinës, ku të përfshirë dyshohet se janë dy zyrtarë policorë të cilët janë suspenduar.
Sipas IPK-së, rasti ka ndodhur më 27 prill dhe fillimisht informacionet janë pranuar nga Policia e Kosovës.
“IPK ka pranuar informata nga Policia e Kosovës se në fshatin Mramor, Komuna e Prishtinës, ka pasur të shtëna me armë dhe se personat e involvuar në këtë vepër penale janë zyrtarë policor, jashtë detyrës zyrtare, ndërsa vepra penale dyshohet se është kryer me armën zyrtare të policisë”, thuhet në njoftim.
Sipas IPK-së, menjëherë janë ndërmarrë veprime hetimore fillestare ndaj dy zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor “Veriu” në Prishtinë, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Prishtinë.
“IPK ka zhvilluar menjëherë veprime hetimore fillestare ndaj dy zyrtarëve policor nga Stacioni Policor ‘Veriu’ Prishtinë, të cilët janë të dyshuar për veprën penale ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ka rekomanduar suspendimin e tyre”, theksohet në komunikatë.
Barcelona pritet t’i jap “vulën” historike: Cancelo drejt re...
Pretendime për dorëheqje në LDK, reagojnë zyrtarët e kësaj p...
Si qëndrojnë vendet e Ballkanit sa i përket lirisë së medias...
Paraqiten para gjykatës Pacolli, Zyba e Millaku për gazin lo...
Festë në familjen Ejlli, pamje përrallore nga ditëlindja e v...
Sulm masiv në Odesa, 18 të plagosur, dëme të mëdha materiale