Deputetja Albena Reshitaj, e ka parë të mundshme që ish-presidentja Vjosa Osmani të jetë pjesë e garës për zgjedhjen e presidentit.
Reshitaj tha se tashmë janë dy kandidate në garë, ndërsa përmendi edhe mundësinë e një kandidature nga LDK.
“LDK ka treguar nënshkrimet dhe ka thënë që është e gatshme për të qenë pjesë e zgjedhjes së presidentit dhe të vijnë në sallë. Tashmë i kemi dy kandidate për presidente. Gjithashtu kam dëgjuar që nga LDK është e mundur të jetë kandidate ish-presidentja Vjosa Osmani”, ka deklaruar Reshitaj.
Ajo shtoi se pret reflektim nga partitë opozitare për të marrë pjesë në proces dhe për të kontribuar në zgjedhjen e presidentit.
Përplasje e pazakontë për nënshkrimet mes Bahtirit dhe Lusha...
Nagavci, LDK-së: Po ju presim
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: E për çka nënshkrimet e tua kr...
Çitaku: Kurti nuk ka kërkuar asnjëherë kandidat për presiden...
LDK e përsërit: I kemi 15 nënshkrime, presidenti duhet të zg...
Kurti: Nuk kemi asnjë problem me çfarëdo kandidati që mund t...