Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kolegë nga kabineti qeveritar priti në takim delegacionin e prirë nga kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Giuseppe Cavo Dragone, dhe kreu i Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian, Gjenerali Sean Clancy.
Gjatë takimit, Kurti shprehu falënderimin për angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të NATO-s për paqe, stabilitet dhe parandalim në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, ndërsa tha se roli i KFOR-it mbetet thelbësor jo vetëm për sigurinë e vendit, por mbarë rajonit, shkruan Arbresh.info.
Kryeministri Kurti theksoi se, për Kosovën, NATO-ja nuk është vetëm garantues i sigurisë, por orientim strategjik dhe destinacion. Në kontekst të procesit të integrimit evropian, ai tha se krahas politikës së pranimit, duhet t’i kushtohet rëndësi edhe dëshirës për anëtarësim.
Pasi foli për rritjen e nivelit të sigurisë në vend, me theks në veri, në kontekst rajonal kryeministri përmendi synimet destabilizuese të Serbisë të mbështetur nga Rusia.
Kryeministri Kurti, po ashtu, theksoi bashkëpunimin e ngushtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës me NATO-n./Arbresh.info
Përplasje e pazakontë për nënshkrimet mes Bahtirit dhe Lusha...
Nagavci, LDK-së: Po ju presim
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: E për çka nënshkrimet e tua kr...
Çitaku: Kurti nuk ka kërkuar asnjëherë kandidat për presiden...
LDK e përsërit: I kemi 15 nënshkrime, presidenti duhet të zg...
Kurti: Nuk kemi asnjë problem me çfarëdo kandidati që mund t...