Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

06:55 | 27 Prill 2026
E.G

Gjatë ditës së sotme në vend pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale, sipas Institutit Hidrometeorologjik do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 18 deri në 21 gradë Celsius, duke sjellë një ditë tipike pranverore.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

Shpërndaje në rrjete sociale